Brickos

Palushi: Taksa ndaj prodhimeve të Serbisë pati ndikim pozitiv në bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Drejtues të kompanive prodhuese kanë thënë se vendosja e taksës 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë ka pas ndikim pozitiv në bizneset dhe ekonominë e Kosovës. Ata kanë treguar se kjo ka bërë që të rritet kërkesa në treg për prodhimet e tyre e kjo ka bërë që të ketë nevojë edhe për më shumë vende të reja të punës. Përveç kësaj vendosja e taksës ka bërë që kompanitë e Kosovës të eksportojnë produkte të tyre edhe në tregun jashtë Kosovës. Neve si prodhues na ka mundësuar që të konsolidohemi dhe të kemi prodhime vendore, kjo ka ndikuar që të gjitha këta prodhues të rriten, po flasë si prodhues kjo taksë i ka sjellë dobi Kosovës dhe njerëzve të saj. Shpresojmë që qeveria e re të fokusohet ne zhvillimin ekonomik të vendit, sepse mungesa e zhvillimit ekonomik është gjenerator i të gjitha problemeve, ka thënë në mes tjerash për “Ekonomia OnlineË, drejtori i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …