ATK

Pandemia ka ndikuar që në Administratën Tatimore të rritet edhe stoku i borxheve prej 53 milionë euro

Drejtori i  Administrata Tatimore e Kosovës, Ilir Murtezaj ka deklaruar se për shkak të pandemisë institucioni që ai drejton ka hasur në vështirësi të shumta dhe nuk ia ka dal t’i realizoj të gjitha objektivat e parapara. Gjatë intervistës për Ekonomia Online aii ka deklaruar se Administrata Tatimore e Kosovës, në periudhën janar-gusht 2020 ka arritur të realizojë 302.3 milionë euro, të hyra tatimore si dhe pjesa prej 120.5 milionë euro kontribute pensionale. Realisht gjatë kësaj periudhe ATK-ja ka pasur edhe vështirësitë e veta në implimentim të objektivave të tyre dhe në realizim të qëllimit primar që ka realizimin e të hyrës tatimore për buxhetin e shtetit, por edhe të të hyrave të tjera të cilat janë në drejtim të luftimit të informalitetit. Pandemia ka ndikuar që në Administratën Tatimore të rritet edhe stoku i borxheve, prej 53 milion euro, ka deklaruar drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …