Vetëvendosje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 5 mijë e 100 euro gjobë, Lëvizjen Vetëvendosje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 5 mijë e 100 euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo pasi kryeministri njëherësh kreu i kësaj partie, Albin Kurti këtë të shtunë ishte parë në Podujevë i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi duke shëtitur në sheshin e qytetit. Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë ankesë në PZAP. Ata kanë pranuar këtë ankesë dhe i kanë shqiptuar Vetëvendosjes,  gjobë prej 5 mijë e 100 euro të cilën ky subjekt politik detyrohet ta paguajë brenda 15 ditësh.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …