Parlamenti Evropian me 420 vota pro ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian me 420 vota pro ka votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Pro këtij vendimi ishin 420 deputetë, 186 kundër dhe 22 abstenime. Pas këtij votimi të Parlamentit Evropian konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat. Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament. Hapi tjetër është votimi në Këshillin e Ministrave.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ndërhyri 80 herë nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

KFOR-i ka njoftuar se gjatë javëve të fundit ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në shuarjen …