leoni

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga kryeministri, Albin Kurti që ta shkarkojë nga detyra ministrin Liburn Aliu

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga kryeministri, Albin Kurti që ta shkarkojë nga detyra ministrin Liburn Aliu

PDK ka kërkuar nga Albin Kurti që ta shkarkojë nga detyra ministrin Liburn Aliu, një ditë pasi u publikua lajmi se i njejti ka aktakuzë të ngritur. Këtë kërkesë e ka bërë në rrjetin social, zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi. “Z. Aliu, mos e bëj aktorin sikur nuk din asgjë për Atakuzën, por politikanin e përgjegjshëm. Tani që e konfirmove lajmin dorëhiqu dhe lejoje drejtësinë ta bëjë punën pa asnjë pengesë”, ka thënë ai. “Ndiqe shembullin e kolegëve të përgjegjshëm nga politika që ofronin dorëheqjen nga detyra kur akuzoheshin zyrtarisht. Bëhu ministri i parë që jep dorëheqjen në ditën e parë të punës. Albin Kurti duhet ta jap shembullin nga shtëpia e tij. Ai duhet ta shkarkojë nga detyra z. Aliu, për të treguar shembullin se nuk është një demagog më shumë në qytetin tonë. Pavarësisht se jemi kundërshtarë politik, ju z. Kurti duhet të merrni shembujt e mirë nga z. Kadri Veseli”, ka theksuar Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …