leoni

Uran Ismaili

Partia Demokratike e Kosovës sërish e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të çmimit të energjisë elektrike

 Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në një konferencë për media tha se ky vendim ka qenë i panevojshëm dhe është e pakuptimtë që qytetarët të paguajnë faturat e energjisë elektrike me rritje kur ka prodhim të mjaftueshëm të energjisë për nevojat e konsumit të brendshëm. “Sot jemi këtu për të paraqitur dhe për të zbërthyer këto fakte dhe kemi marrë si shembull muajin mars kur qytetarët tanë kanë paguar energjinë elektrike me 100 për qind. Prodhimi i energjisë ka mbuluar kërkesën e e konsumit. Madje, vetëm gjatë muajit mars, sipas shifrave që po i shihni, Kosova ka prodhuar 170 mijë megavat më shumë sesa kërkesa e konsumit.  Ndërkaq, ka importuar vetëm 0.56 për qind energji elektrike. Ismaili tha se Qeveria ka thënë se është thënë se kriza ka ndodhur për shkak të importit të madh, por faktet tregojnë se Kosova nuk ka pasur krizë energjetike. Deputetja, Eliza Hoxha rikujtoi se Qeveria Kurti pas shumë vitesh i ktheu reduktimet e rrymës, duke mos ndërmarrë hapa me kohë karshi të ashtuquajturës krizë energjetike. Dhe të mos harrojmë që është kalkuluar nga gjysma e muajit  sipas vendimit të ZRRE-së. Dhe, duke pasur konsum mjaftueshëm sërish në Kuvend vjen kërkesa për vazhdimin e gjendjes emergjente. Pra, kjo është ironia,  tha mes tjerash, Eliza Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …