Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka qëndruar për vizitë në pjesën veriore Kosovës

Partia e Vuçiqit akuzohet për vjedhje votash

Partitë opozitare në Serbi kanë ankuar se lista e Aleksandër Vuçiqit ka fituar me vota të vjedhura në Mitrovicë, Zveçan dhe Anamoravë. Sipas subjektit opozitar ‘Bllok Patriotik’, Partia Përparimtare e Serbisë ka vjedhur vota si dhe ka manipuluar votimet. Subjekti i drejtuar nga Aleksandër Vuçiq, përkatësisht militantët e tij në Kosovë, kanë organizuar serbët të votojnë disa herë, duke mos u kërkuar fare letërnjoftimet, madje forcat parapolicore të kësaj partie kanë kërcënuar serbët dhe kanë detyruar ata të votojnë për subjektin e tyre. Subjekti i drejtuar nga Aleksandër Vuçiq akuzohet edhe për manipulim me emrat e votuesve shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …