Partia FJALA

Partia Fjala i konsideron skandaloze deklaratat e zëvendës-ministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj

Partia Fjala, përmes një komunikate për media i konsideron skandaloze deklaratat e zëvendës-ministrit të Jashtëm Gjergj Dedaj”. Andaj kërkojmë nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj ta dënojë atë dhe jo vetëm të distancohet. Është koha e fundit që Dedaj njëherë e përgjithmonë të largohet nga pozitat zyrtare. Pozitë kjo që prej sa ka ardhur aty nuk është ndalur duke fyer si miqtë e Kosovës ashtu edhe besimtarët myslimanë”. “Dedaj duhet t’i mbaj qëndrimet e veta individuale pasi është zyrtar qeveritar dhe jo të shpreh urrejtje siç bëri këto ditë ndaj komunitetit turk në Kosovë, pasi këto deklarime mund t’i kushtojnë me pasoja Kosovës, thuhet në reagimin e Partisë “Fjala”.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …