leoni

Partitë opozitare nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend të ditës në seancën e sotme të Kuvendit

Partitë opozitare nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend të ditës në seancën e sotme të Kuvendit

Partitë opozitare – PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend të ditës në seancën e sotme. Edhe pse janë shprehur se nuk janë kundër këtyre marrëveshjeve, përfaqësuesit e partive opozitare kanë thënë se qasja e pozitës karshi kërkesave të tyre i ka shtyrë që të mos votojnë pro këtyre marrëveshjeve. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur se qasja e mazhorancës karshi opozitës i ka shtyrë ata që të mos votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare. Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është pajtuar me Tahirin, duke thënë nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare pasi shumica qeverisëse nuk është duke treguar vullnet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me opozitën. Me qëndrimin e PDK-së dhe LDK-së është pajtuar edhe AAK-ja. “Në shenjë proteste dhe mospajtimi me këtë qasje u dakorduam mos t’i votojmë sot këto marrëveshje”, ka thënë shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …