Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës ende nuk janë akorduar për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme

Partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës ende nuk janë akorduar për shpalljen e  zgjedhjeve të parakohshme.  Vetëvendosje deklaron se  ende në Kuvend s’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të legjislaturës, por theksojnë gatishmërinë për zgjedhje. Partitë opozitare vazhdojnë të mos dakordohen se si të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme. Në PDK presin që deri më 30 maj të shpërndahet Kuvendi, siç thonë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme më 30 qershor ose më së largu 7 korrik. AAK-ja si të vetmen formë të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme e sheh dorëheqjen ose shkarkimin e kryeministrit, Albin Kurti. Edhe LDK-ja kërkon shkarkimin e Qeverisë dhe jo shpërbërjen e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …