Partitë politike do të vazhdojnë me organizimin e tryezave por nuk po arrijnë kurrfarë konsensusi

Partitë politike po vazhdojnë me organizimin e tryezave por nuk po mund të arrijnë kurrfarë konsensusi

Partitë politike do të vazhdojnë me një rund të ri të organizimit të tryezave, ndonëse nga katër sosh të organizuara së fundmi nuk është arritur kurrfarë konsensusi. Partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK-ja, po bëhet gati ta organizojë tryezën e radhës me partitë politike, ndonëse nga katër tryezat e tilla të organizuara së fundmi nuk është arritur kurrfarë konsensusi. Tryeza e parë është organizuar nga partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe në fund nga Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit. Vetë përfaqësuesit e subjekteve politike po i vlerësojnë si të paefektshme tryezat e tilla, ndonëse kanë qenë organizatorë të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …