Pas 32 vite punë pensionohet Ajet Thaçi punëtor i gjendjes civile

Sot u pensionua punëtori, Ajet Thaçi, nga sektori i gjendjes civile të administratës në Komunën e Malishevës. Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorët, nënkryetarin, Vesel Krasniqi, kryesuesin Argjend Thaçi dhe drejtorët, Fatmir Ademaj e Blerim Thaçi. Kastrati në fjalën e rasti tha”Në emrin tim personal dhe të qeverisë komunale, kam vlerësimin më të zgjedhur për Ajet Thaçin, si një nga punëtorët i cili punoi me shumë  përkushtim për t’u ofruar shërbimet të shpejta dhe cilësore qytetarëve si dhe ishte tejet komunikativ e bashkëpunues me kolegët e gjendjes civile, prandaj ju dëshiroj një pensionim të shëndetshëm, pran familjes, miqve dhe gjithë dashamirëve tuaj”. Kryetari Kastrati ndau mirënjohje për Ajet Thaçin me motivacionin punëtor i dalluar dhe profesional në punën e po ashtu edhe drejtori Fatmir Ademaj dhuroi një orë dore si dhe e uroi për pensionim të shëndetshëm pran familjes. Në fund, Ajet Thaçi, falënderoi gjithë të pranishmit.

May be an image of 3 people and text

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …