Kryetari Latifi ka zhvilluar një takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me  ushtruesin e detyrës së drejtorit të QKMF “Dr. Fahredin Hoti”, dr. Elbunit Kryeziu, zhvilluan një takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës së Rahovecit. Kryetari Latifi i falënderoi për shërbimin dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Rahovecit, folën për gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në komunë, ekipin mobil të kujdesit shtëpiak, gjendjen aktuale të furnizimeve me barna esenciale, reagensë, materiale e pajisje të reja shëndetësore dhe format e tjera të përkrahjes së QKMF-së, po ashtu, për mundësitë e rritjes në vazhdimësi të cilësisë së shërbimeve dhe të zgjerimit të tyre. Tashmë, sistemit shëndetësor, i janë shtuar edhe 8 mjekë të përgjithshëm, 4 mjekë stomatologë, 28 infermierë, 2 teknikë të farmacisë, 1 laborante mjekësore, 4 asistentë të stomatologjisë dhe 1 zyrtare e personelit, që do të mundësojë menaxhim më të mirë të QKMF-së dhe të rrjetit të QMF-ve dhe AMF-ve në komunën e Rahovecit. Ka përfunduar renovimi i brendshëm i objektit të QKMF-së, së shpejti do të bëhet edhe renovimi i jashtëm i kësaj qendre. Po ashtu, po bëhet përpjekje të parreshtura për funksionalizimin e Hemodializës. “Shëndetësia është një prej sektorëve që ka vëmendjen tonë kryesore. Së bashku, jemi në përpjekje të vazhdueshme për shtimin e shërbimeve të tjera dhe rritjen e vazhdueshme të cilësisë së tyre.”- u shpreh kryetari Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …