Pas arritjes së donacionit me vaksina nga Amerika hapen terminet për caktimin e vaksinimit

Pas arritjes së donacionit me vaksina nga Amerika hapen terminet për caktimin e vaksinimit

Dje në Kosovë kanë arritur mbi gjysmë milioni vaksina kundër Covid-19, si donacion nga Amerika për Kosovën. Ardhja e vaksinave të tjera të prodhuesit “Pfizer”, ka bërë që në qendrat e vaksinimit të ketë më shumë termine të lira për qytetarët që të vaksinohen. Në faqen e regjistrimit për t’u vaksinuar, bëhet e ditur se në qendrën e vaksinimit në Prishtinë ka termine të lira prej datës 11 shtator dhe tutje. Gjatë javëve të fundit në Kosovë, ka pasur ankesa të shumta nga qytetarët të cilët nuk kanë arritur të caktojnë termin kundër vaksinimit për rreth një muaj, ndërsa në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë deklaronte se ka vaksina të mjaftueshme. Departamenti Amerikan i Shtetit dje ka deklaruar se donacioni prej mbi 500 mijë vaksinave për Kosovën nga Amerika, do të ndihmojë shtetin e Kosovës që të mbrojë sa më shumë popullin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …