Bujar Nishani i quan të mbyllura zgjedhjet e 25 prillit nga pikëpamja formale, por rezultati nuk do të ndryshojë

Pas Fatbardh Kadillit edhe Bujar Nishani kërkon largimin e Lul Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike

Pas Fatbardh Kadillit, edhe Bujar Nishani kërkon largimin e Lulëzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nishani thekson me tone të ashpra se Basha po tenton të mbajë peng PD-në, ashtu si Edi Rama po mban peng Shqipërinë. Rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur. Qeverisja e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve. Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak.  Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike radhas  vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal, ka shkruar mes tjerash ish kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …