Pas kritikave të shumta ,menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur ta largoj shtatoren e Adem Jasharit

Pas kritikave të shumta ,menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur ta largoj shtatoren e Adem Jasharit

Dy ditë pas vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim.Lajmin e ka konfirmuar  Berrina Sharri, zëvendës-menaxhere e qendrës tregtare.“Mund të ju konfirmojë se shtatorja do të largohet gjatë kësaj jave dhe do të dërgohet për tu rimodeluar”, tha ajo.Shtatorja e komandantit Adem Jashari në Abi Çarshia ishte vendosur ditën e shtunë më 28 Nëntor.Në manifestim morën pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, humanisti Halil Kastrati, kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …