Brickos

Pas një muaji fushatë zgjedhore në Shqipëri, e cila u përmbyll mbrëmë në mesnatë, dita e sotme shënon heshtjen zgjedhore

Pas një muaji fushatë zgjedhore në Shqipëri, e cila u përmbyll mbrëmë në mesnatë, dita e sotme shënon heshtje zgjedhore për të gjitha palët politike, që garojnë këtë 14 maj. Ditën e diel në orën 7:00, votuesit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë. Në këto zgjedhje vendore 3 milionë 650 mijë e 550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122 mijë e 545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit, nesër  do të jenë të hapura 5mijë 211 qendra votimi nga ora 7:00 deri në 20:00. Në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati në këto bashki pritet të dalë pak minuta pas përmbylljes së procesit zgjedhor, ndërsa thuajse në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përkujton Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, përkujtoi …