Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Jeffrey Hovenier: Kam pasur takime të frytshme me zonjën Samantha Power dhe kryeministrin, Albin Kurti

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar për takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, së  bashku me zyrtaren e lartë të USAID-it, Samantha Power. Takimin me zonjën  Power në zyrën e kryeministrit Kurti, ambasadori Hovenier e ka  vlerësuar shumë të frytshëm. Ai deklaroi se në këtë  takim folëm  edhe njëherë lidhur me  nevojën e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si mënyrë për t’i përmbushur të gjitha obligimet që parasheh marrëveshja. Unë dhe zonja Power përsëritëm rëndësinë e implementimit të plotë të marrëveshjeve të dialogut, duke përfshirë themelimin e Asociacionit,  nënvizoi, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …