Florence Hartmann

Pas pesë ditë qëndrimi në paraburgim lirohet, Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e kryeprokurores së Hagës

Pas pesë ditësh sa ka qëndruar  në paraburgim, në Tribunalin e Hagës, Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e kryeprokurores së Hagës, Carla Del Ponte, sot është liruar nga arresti. Lajmin për lirimin nga paraburgimi e ka konfirmuar avokati i saj. Hartmann u arrestua më 24 mars në hyrje të ndërtesës së Tribunalit të Hagës pasi kishte ndërmend të merrte pjesë në shqiptimin e aktgjykimit ndaj  të Radovan Karaxhiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid me 40 vjet burgim nga ky Tribunal. Ish-zëdhënësja e Del Pontes është akuzuar nga Tribunali i Hagës, për siç thuhet në një vendim të kësaj gjykate, për mos respektim të gjykatës për shkak të publikimit të shënimeve nga vendimet sekrete të Këshillit Ankues të Gjykatës së Hagës në lëndën e Slobodan Millosheviqit. Këto shënime ajo i publikoi në librin e sajPaqe dhe ndëshkimi” dhe në artikullin “Fshihen dokumentet kryesore për gjenocid”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …