Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bëri të ditur se kësaj partie, sot iu kanë bashkuar 52 gra të profesioneve të ndryshme dhe nga të gjitha pjesët e Kosovës, shumë prej tyre me shkollim superior dhe deri më sot të paangazhuara politikisht. Në pritjen që u është organizuar në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë, lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se forcimi i AAK-së me anëtarë të rinj, është një tregues i vlerësimit të opozitarizmit që po bën kjo parti, si dhe politikave të qarta në interes të qytetarit, pavarësisht bindjeve politike. Në arsyetimin e të sapoaderuarave në AAK-ja , shumë nga zonjat që prej sot janë bërë pjesë e këtij subjekti politik, thanë se AAK-ja po shndërrohet në një adresë serioze politike në vend dhe konsistenca e saj në mbrojtjen e çështjeve që janë të drejta, kanë ndikuar që ato të përcaktohen për këtë platformë politike.
Kontrolloni gjithashtu
Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale pritet të vendos, nëse do të thërras dëshmitarë shtesë, përveç 72-ve, që janë paraparë
Ekipi i prokurorëve në rastin e gjykimit të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçi, …