Pas protestës në javën e kaluar, Qeveria në detyrë ndan mjete shtesë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Pas protestës në javën e kaluar, Qeveria në detyrë ndan mjete shtesë për punonjësit e Shërbimit Korrektues

Qeveria e Kosovës në detyrë ka ndarë mjete shtesë për punonjësit e Shërbimit Korrektues. Me këtë rast, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka deklaruar se të njëjtit janë meritor për ndarjen e mjeteve nga qeveria. “Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë̈ ka punuar me kapacitete të plota, ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVID-19 përbrenda institucionit. Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë  pandemisë”, ka shkruar ai. Ditë më parë punonjësit e Shërbimit Korrektues kanë mbajtur një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës të cilët paralajmëruan se në rast që nuk plotësohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë grevën.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …