leoni

Edi Rama

Pas qëndrimit dy ditë në Gjermani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të pritet në një vizitë zyrtare, në Azerbajxhan

Pas vizitës dy ditore në Gjermani, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të pritet në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka zbardhur axhendën zyrtare të kreut të qeverisë. Sot kryeministri Rama ka udhëtuar për  në Baku, ku pritet që të zhvillojë një takim me  kryetarin e këtij shteti,  Ilham Alijev. Po ashtu, pritet që të zhvillojë  edhe takime bilaterale me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova dhe kryeministrin Ali Asadov. Azerbajxhani, dikur vend anëtar i  Bashkimit Sovjetik është një nga vendet më  prodhues të gazit dhe siç është deklaruar më parë planifikon të rrisë eksportin e gazit me 11 për qind këtë vit. Që nga dhjetori 2020, vendi ka furnizuar kontinentin evropian nëpërmjet Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP). Korridori i gazit gati 900 kilometra i gjatë kalon nga kufiri turko-grek nëpërmjet Shqipërisë në Itali. Nesër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …