Gazeta amerikane, “Politico”, shkruan se Albin Kurti pretendon se është miku i amerikanëve, por në fakt është armiku i tyre

Pas skandaleve një nga një, me drogë e hajni në Qeveri, Albin Kurti sërish merr rrugën për në Greqi

Kryeministri, Albin Kurti do të marrë pjesë në një darkë joformale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet nga kryeministri grek Qiriakos Mitsotakis.  Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, ndërsa nuk bëhet me dije nëse kjo është për shkak të ashpërsimit të gjuhës për rastin e kryetarit të Himarës, Fredi Beleri. Agjencia e lajmeve ANA – MPA raporton se nisma e kryeministrit Mitsotakis për të ftuar të hënën më 21 gusht në orën 20:15 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Mansionin Maximos për një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë për stabilitetin, paqen dhe sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore. Përpos Kurtit, nga liderët rajonalë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti malazez Jakov Milatoviç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe presidenti serb,  Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …