Ahmeti: Fjalime të dobëta opozitare përveç atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Delegacionin, Partia Socialdemokrate vendos ta braktis atë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror në tërësi në shpërputhje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës, reagoi bashkëkryesuesi i këtij delegacioni Shpend Ahmeti. Ai shkroi se Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe do të veprojë sipas tij. “Rrjedhimisht, nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ. Ne kemi hyrë në Delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenëse ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurrfarë rëndësie ligjore”, shkroi Ahmeti. Ai njoftoi se që nesër do t’i dorëzojnë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …