Anthony Blinken

Pas vizitës në Shqipëri, Antony Blinken po qëndron në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut

Pas vizitës në Shqipëri, Antony Blinken po qëndron në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës për çështjet diplomatike, Cindy Saine, ndër çështjet me të cilat pritet të përballet në Evropë është edhe ndihma ushtarake për Ukrainën që ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve dhe komentet e ish presidentit Donald Trump me kërcënimin për të braktisur disa nga vendet aleate të NATO-s, nëse ai rizgjidhet. Ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë Kharkivin dhe qytetet e tjera të Ukrainës, ekspertët paralajmërojnë se refuzimi i Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson për të lejuar votimin e paketës së ndihmave për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin do të shkaktojë viktima të mëtejshme, ndërsa Kievit ka mungesa në municione dhe ushtarë. Presidenti Joe Biden theksoi pasojat dhe tha se miratimi i projektligjit do t’i jepte një mesazh tepër të rëndësishëm presidentit rus Vladimir Putin.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …