Opozita kërkon nga Qeveria e Kosovës angazhim më të madh në shuarjen dhe parandalimin e zjarreve

Pas akuzave për manipulim të shifrave nga VV, Zemaj thotë se ata po i referohen statistikave të “Sputnikut” rus

Diskutime të ashpra po vazhdojnë në Kuvendin e Kosovës pas raportimit të kryeministrit Hoti për 100 ditëshin e qeverisë. Pas akuzave të deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka, se Kosova ka vdekshmëri të lartë nga COVID-19, dhe se shifrat po manipulohen, reagoi edhe ministri Zemaj. Ai e akuzoi madje deputetin Uka se po i referohet statistikave të “Sputnikut” rus. “Situata pandemike në Kosovë është e qetë, dhe debati është më i relaksuar. Këtu më bije ndërmend se kah referohen shtetet që nuk janë dashamirëse në Kosovë, sepse statistikat që i paraqiti një deputet këtu kanë qenë në Sputnikun rus, dhe kjo është për të ardhur keq, kur një deputet i Kuvendit i veshur me petkun e mjekut i gëzohet vdekjeve”, tha ai. Ministri tutje foli për menaxhimin e pandemisë prej që LDK mori kryesimin e qeverisë dhe MSH-së, duke vënë në pah lehtësimin e masave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …