Yuri Kim

Pavarësisht se Sali Berisha e quan të kryer faktin se mori në dorë PD-në, Amerika nuk mendon kështu, thotë ambasadorja, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë,  Yuri Kim, pas takimit me Enkelejd Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit, në një mesazh të saj  shprehet se diskutim ishte shumë i mirë, ndërsa e njeh atë si kryetari në detyrë i PD, duke e cilësuar atë si “ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD”. Edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë Partinë Demokratike pasi ka një vendim gjykate, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mendojnë kështu .  “Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen. Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë”, shprehet ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …