Pavarësisht simpatisë së madhe të disa kosovarëve për Ukrainën ajo rikonfirmon se nuk do ta njohë pavarësinë e vendit tonë

Pavarësisht simpatisë së madhe të disa kosovarëve për Ukrainën ajo rikonfirmon se nuk do ta njohë pavarësinë e vendit tonë

Pavarësisht simpatisë së madhe të disa kosovarëve për Ukrainën ajo rikonfirmon se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Aleksandr Alexandrovich, tha se njeriu që e filloi  luftën mund ta ndalojë menjëherë, dhe ai është presidenti Putin.  Edhe pse Serbia po e përkrah agresionin rus në Ukrainë, ambasadori i Ukrainës në Serbi, Aleksandr Alexandroviq ka deklaruar  se Serbia është një partner i rëndësishëm ndërkombëtar për Ukrainën dhe se populli serb është shumë mikëpritës. Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrim karshi shtetit të Kosovës, nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Ai e  falënderoi Serbinë për propozimin për ta bërë Beogradin një vend për negociata mes Kievit dhe Moskës. Ne jemi mirënjohës për propozimin, Serbia është një partner i rëndësishëm ndërkombëtar për ne. Mirëpo, me gjithë respektin, thelbi kryesor i bisedimeve, pavarësisht se ku zhvillohen ato janë negociatat. Do të shohim pas negociatave në Turqi se si do të zhvillohen më tej gjërat”, tha Aleksandrovich, për Televizionin shtetëror serb. Politikanët shqiptarë kanë harruar se në Luftën e Ushtrisë }lirimtare Kombëtare, ishin helikopterët dhe oficerët  ukrainas që ndihmonin Qeverinë sllavomaqedone të Shkupit në vitin 2001 kundër luftëtarëve shqiptarë, që luftonin për të drejtat e tyre elementare kombëtare e njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …