PDK

PDK: Arben Vitia po e lë shëndetin e qytetarëve në greminë për t’iu përkushtuar zgjedhjeve për Prishtinë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë përgjegjës ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për keqmenaxhimin e pandemisë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 888 raste të reja me Covid-19. Ai thotë se Arben Vitia ka ikur nga betimi që ka dhënë si mjek dhe tani vëmendjen e ka vetëm tek pushteti në Prishtinë. Këtë status Gjoshi e ilustroi me një foto, ku ministri Vitia shihej krah modeles, Zana Krasniqi. “Dje 562 raste, e sot 888. Keqmenaxhimi me pandeminë po na çon në greminë. Nëse do të ishte kaq i interesuar dhe i shqetësuar për shëndetin e qytetarëve, Arben Vitia do t’i përkushtohej vetëm detyrës që e ka marrë. Por, jo! Vitia po e lë shëndetin e qytetarëve buzë greminës dhe po t’i përkushtohet zgjedhjeve për Prishtinë. Asnjë doktor i vërtetë nuk do ta braktiste shëndetin e qytetarit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …