leoni

PDK dhe LDK do të jenë bashkë edhe pas përfundimit të këtij mandati qeverisës

Dy partitë më të mëdha në vend PDK dhe LDK po synojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe pas përfundimit të këtij mandati qeverisës. Partia e cila udhëhiqet nga Kadri Veseli, tashmë e ka bërë të qartë se me LDK-në dëshiron bashkëpunim afatgjatë, por pa përjashtuar bashkëpunimin edhe me partitë e opozitës. Organi më i lartë udhëheqës i PDK-së, Këshilli Drejtues, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, kur emëroi Kadri Veselin ushtrues detyre të kryetarit të PDK-së, miratoi edhe një deklaratë me të cilën shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe pas këtij mandati qeverisës. “PDK është e vendosur për ruajtjen e koalicionit aktual qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe shpreh gatishmërinë për ndërtimin e partneritetit dhe bashkëpunimit afatgjatë me qëllim të ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit”, thuhet në njërën nga pikat e deklaratës.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar

Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …