PDK

PDK-ja i kërkon Vjosa Osmanit të i kthejë fotot e Hashim Thaçit e të Adem Jasharit në vendin e vet, në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila sot pas mbledhjes së Kryesisë deklaroi se PDK që nga 3 shkurti po e bojkoton Kuvendin. Këto deklarata të Osmanit, partia më e madhe opozitare i quan gënjeshtra, duke theksuar se bojkotin e kanë bërë ndaj saj e jo ndaj Kuvendit. Vjosa Osmani edhe sot gënjeu publikisht para gazetarëve se PDK po e bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt kur u votua Qeveria. Kjo nuk është e vërtetë. As që do të ketë bojkot, siç do ajo. Bojkoti është për të dhe manipulimet e saja për të mekanizuar për lojëra të veta politike, institucionin më të lartë të vendit”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga PDK-ja. Kjo parti kërkon nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, “të kryejë obligimin ligjor, të kthejë fotot e Presidentit Hashim Thaçi dhe të Legjendarit  Adem Jasharit në vendin e vet”. PDK-ja ka kërkuar nga zonja Osmani  të mbajë foton e Ibrahim  Rugovës në kabinet dhe të luajë rolin e vet kushtetues si spikere e Kuvendit, siç duhet ta ketë! PDK si lidere e opozitës nuk do të merret me zonjën Osmani por me oponentët tanë politikë. Por, ajo duhet ta kuptojë se do të bojkotohet derisa të ndalojë shkeljet ligjore në institucionin e Kuvendit”, përfundon komunikata e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …