PDK-ja në Drenas, shprehet e shqetësuar lidhur me dënimin e një grupi të eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së

PDK-ja në Drenas, shprehet e shqetësuar lidhur me dënimin e një grupi të eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, përmes këtij reagimi, shpreh shqetësimet ndaj rastit të dënimit në Grupin Drenica II. Ajo shpreh indinjatën me të thellë dhe shpreh pakënaqësi me rastin e dënimit të Gjykatës së Apelit ndaj grupit Drenica II, dhe mendojnë se ky vendim i kësaj gjykate është i montuar politikisht dhe për qëllim ka denigrimin e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dega e PDK-së në Drenas, nuk pajtohet me këto vendime të qëllimshme,  që kanë për objektiv degradimin dhe njollosjen e luftës së lavdishme të UÇK-së që për synim kishte vetëm çlirimin e vendit nga regjimi serb, Rasti i dënimit ndaj vëllezërve, Demaku dhe të tjerëve është i motivuar nga politika dhe këto vendime plotësojnë edhe apetitet e pangopura të Serbisë e cila po vazhdon fatkeqësisht që vizuelisht të ndikoj në drejtësinë e vendit tonë, ndërsa kjo e fundit po mundohet që përmes këtyre dënimeve, pa asnjë fakt, të barazoj fajin ndërmjet luftës së Kosovës dhe atë të Serbisë.

Fatkeqësisht, Komuna e Drenasit dhe e gjithë Kosova, ka shumë shembuj për të dhënë që “gjenocidi ndaj civilëve ishte nga paramilitarët serbë”, por përmes këtij reagimi “ne po përmendim masakrën e familjes Deliu, e cila është po nga fshati Abri, ku ishin masakruar në mënyrën me barbare edhe fëmijët e porsalindur dhe nuk është gjykuar sot e 17 vite askush për këto krime dhe asnjë krim tjetër të kryer ndaj popullatës së pafajshme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Josep Borrell, në seancën e KS të OKB-së ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Josep Borrell, ka kërkuar që Kosova e Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mirëbesim dhe kompromis

Përfaqësuesi i Lartë evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në …