PDK-ja nuk do t’i ngarkojë bizneset me asnjë tatim të ri ka thënë kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli

PDK-ja nuk do t’i ngarkojë bizneset me asnjë tatim të ri ka thënë kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se nëse kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit, asnjë biznes në Kosovë nuk do të ngarkohet me tatim të ri dhe se nuk do t’i rrisë tatimet ekzistuese. “Me vetiniciativën e tyre, me guximin, punën dhe talentin, ndërmarrësit kudo në Kosovë janë motorë të rritjes ekonomike. Në një takim me qindra ndërmarrës në Ferizaj theksova rolin e pazëvendësueshëm të tyre në krijimin e vendeve të reja të punës. PDK-ja nuk do t’i ngarkojë bizneset me asnjë tatim të ri dhe nuk do t’i rrisë as tatimet ekzistuese. Do të ndodhë e kundërta, ne do të ofrojmë lirime, incentiva dhe do ta eliminojmë burokracinë. Ne do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së TVSh-së nga kufiri në brendësi të vendit, në mënyrë që bizneset ta paguajnë TVSh-në vetëm kur malli të jetë në duar të konsumatorëve”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …