Edhe pse vet e patan premtuar qysh gjate verës se kaluar partneret e koalicionit riformatizimin e qeverisë nuk e kanë bërë ende. Kryeministri Mustafa qysh në korrik të vitit të kaluar, pas një takimi me zyrtaren e lartë amerikane, Vicoria Nuland, pati thënë: “Së është i interesuar që të punohet në riformatimin e Qeverisë, i cili do të përfshijë zvogëlimin e kabinetit, përfshirjen e njerëzve të rinj, si dhe rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimin e proceseve reformuese”. Nga kabineti i kryeministrisë Faton Abdullahu, ka deklaruar për KosovaPress, se ekziston pajtimi mes partnerëve se do të duhej të bëhej zvogëlimi i numrit të ministrive, porse aktualisht dy partitë janë pajtuar që të vazhdohet me këtë përbërje të kabinetit qeveritar”. Ndërsa shoqëritë civile e shohin si të pamundur ndryshimet në qeveri tani për tani. Driton Selmanaj është shprehur se “Riformatimi ose tendenca për ndryshuar ministra po thuaj se tash është mision i pamundur për shkak, krejtësisht të kujdesit maksimal që mos ta ngacmojnë njëri-tjetrin sepse mund të prishet koalicioni, dhe ky kujdes ka kosto për qytetarët, sepse mendoj që ka qenë i nevojshëm disa nga ministrat e Qeverisë të lëvizin, të hiqen nga aty sepse nuk kanë treguar përformancë të mirë, pjesa tjetër e cila është për t’u vlerësuar mund të qëndron, por po them krejt kjo ka ardhur si rezultat i kujdesit që kanë treguar partnerët e koalicionit dhe më së paku kanë menduar për interesin e njerëzve ose punën e ministrave të caktuar”.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …