Brickos

Hashim Thaçi

Thaçi i vendosur për ushtrinë, në NATO nuk hyhet me gjahtarë, zjarrfikës e peshkatarë

Kryetari Thaçi është i vendosur për ushtrinë. Ai ka thënë se “në NATO nuk mund të hyhet me gjahtarë, zjarrfikës e peshkatarë, veçse me ushtri”. Kosova nuk mund t’i paguajë dështimet e mëdha politike e zhvillimore të rajonit edhe për shkak të tyre nuk duhet të mbetemi të bllokuar e as të sakrifikohemi.  “Kosova nuk mund të mbetet peng i krizave të Ballkanit. Nëse Bosnje-Hercegovina është e bllokuar nga nacionalizmi serb, atëherë natyrisht që gjërat janë të ndërlidhura edhe në rajonin tonë, por pse ta paguajmë ne çmimin? Nëse Serbia e rrit nacionalizmin e saj, zhvillon një fushatë elektorale kryekëput nacionaliste, nëse ajo ka hapur mendje, shpirt dhe gjithçka ka për praninë ruse, pse ta paguajë Kosova këtë çmim”, ka shtuar më tutje  Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …