Pensionistët, brezi që ka sakrifikuar dhe kontribuar në ndërtimin e shoqërisë sonë

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorët e tij ka takuar pensionistët deçanas.

Me këtë rast kryetari Ramosaj tha se pensionistët tanë, janë brezi që sakrifikuan dhe kontribuan për ndërtimin e shoqërisë sonë.

Në këtë takim ai ka dëgjuar me vëmendjen më të madhe shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre dhe angazhimi i qeverisjes tonë, sipas Ramosajt  mbetet i qartë, do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që pensionistët të kenë kujdesin dhe mbështetjen që meritojnë.

Respekti dhe mirënjohja për ta nuk janë vetëm fjalë, por një detyrim për të gjithë ne.

Jemi bashkë gjithmonë, ka thënë ndër të tjera i pari i komunës z. Bashkim Ramosaj, gjatë bashkëbisedimit me pensionistët nga komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Deçani u bë nikoqir i një aktiviteti të veçantë kulturor, ku traditat, arti dhe kultura japoneze u prezantuan përmes një programi të pasur dhe interaktiv

Deçani u bë nikoqir i një aktiviteti të veçantë kulturor, ku traditat, arti dhe kultura …