Pensionohet zyrtari Tahir Lubishtani, kryetari Haliti e falënderon për kontributin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim lamtumirës zyrtarin Tahir Lubishtani, i cili për shumë vite ka shërbyer si Koordinator i Këshillave të Fshatrave, në komunën e Vitisë, ndërsa sot ka dalë në pension. Me këtë rast, kryetari e ka falënderuar për punën dhe e ka çmuar lartë kontributin e tij shumëvjeçarë, në institucionet komunale.

Në shenjë falënderimi për punën, kryetari i ka dhuruar z. Lubishtanit, një dhuratë simbolike.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shpërndau 112 mekanizma bujqësor

Me qëllim të përkrahjes së fermerëve vitias, sot komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Bujqësi, …