leoni

SHBA

Pentagoni amerikan njoftoi se nuk ishte ndonjë surprizë për ushtrinë amerikane arma e re e Putinit

Pentagoni amerikan njoftoi se nuk ishte ndonjë surprizë për ushtrinë amerikane, deklarata e presidentit rus Vladimir Putin mbi një armë të re bërthamore. Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White tha se Moska ka kohë që po zhvillon armë dhe se tashmë është përfshirë në vlerësimet e Shteteve të Bashkuara. “Ne nuk jemi të befasuar nga deklaratat dhe qytetarët amerikanë duhet të jenë të sigurt se jemi plotësisht të përgatitur,” tha Shtëpia e Bardhë, raporton Reuters. Kryetari rus Vladimir Putin, në fjalimin e tij vjetor për deputetët e të dy dhomave të parlamentit, tha se Rusia ka armë të reja, të cilat aktualisht nuk i ka asnjë vend tjetër në botë. Ne filluam të zhvillonim lloje të tilla të reja të armëve strategjike që nuk përdorin shtegun balistik të fluturimit kur shkojnë drejt qëllimit, që do të thotë se sistemi anti-raketor në luftën kundër armëve të tilla është i kotë dhe e pakuptimtë, tha Putin.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …