Për më shumë se një muaj do të jetë e bllokuar rruga që e lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit

Për më shumë se një muaj do të jetë e bllokuar rruga që e lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit

Për më shumë se një muaj do të mbetet e bllokuar rruga e cila e lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit për shkak të rrezikut që paraqet nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve. nderkohë Ministria e Infrastrukturës nga dita e marte ka filluar përgatitjen për fillimin e punimeve në këtë segment rrugor. Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukurës, kanë treguar edhe për rrugët alternative të cilat mund t’i ndjekin vozitësit. Qytetarët nga Kaçaniku për në qytezën e Hanit të Elezit, mund të lëvizin vetëm me vetura të vogla nëpërmjet rrugëve alternative nga fusha e pajtimit në drejtim të Glloboqicës, ndërkaq automjetet transportuese mund të kalojnë në Hanin e Elezit vetëm nëpërmjet rrugës për Tetovë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …