Për nder të ditës së çlirimit sot në Skenderaj janë bërë homazhe dhe nderime tek shtatorja dhe varri i Adem Jasharit

Për nder të ditës së çlirimit sot në Skenderaj janë bërë nderime tek shtatorja e Adem Jasharit

Sot në Skenderaj është shënuar 21-vjetori i çlirimit të kësaj komune nga forcat okupatore serbe. Sheshi i këtij qyteti ka marrë pamje festive, flamujt e Republikës së Kosovës dhe flamuri kombëtar kuq e zi janë vendosur nëpër të gjithë qytetin. Për të shënuar këtë ditë kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar nga kabineti i komunës ka bërë homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Skenderaj. Nga aty ai është nisur për në kompleksin memorial në Prekaz ku është vazhduar me nderime tek varri i heroit kombëtar dhe të rënëve të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …