Brickos

Për shkak të pranimit të PDK-së në LIBSEEN, largohet nga kjo organizatë Partia e Re ish-kryeministrit serb, Zhivkoviq

Për shkak të pranimit të PDK-së në LIBSEEN, largohet nga kjo organizatë Partia e Re ish-kryeministrit serb, Zhivkoviq

ara tri ditësh, Partia Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Organizatës së Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN). Partia serbe “Nova Stranka” ka vendosur të largohet nga Organizata e Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN). për shkak të pranimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë rrjet të partive liberale. Kjo parti e themeluar prej ish-kryeministrit serb, Zoran Zhivkoviq, i ka përmendur krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si arsye për të dalë nga organizata evropiane e partive liberale. Ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, kjo parti i ka quar “kriminelë”. “Ne nuk ndajmë të njëjtat vlera civilizuese që janë në thelb të ideologjisë liberale. Ne besojmë se anëtari më i ri i LIBSEEN nuk ka përjetuar një katarsis të plotë dhe distancim nga themeluesve të saj, të cilët akuzohen për krime të rënda lufte dhe krime kundër njerëzimit”, është thënë në deklaratën e kësaj partie, që është edhe pjesë e parlamentit serb, shkruan “Nova.rs”.

 

“Anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës në LIBSEEN ofron një platformë të re në vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe avancimin edhe të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal.  Në të njëjtën kohë, edhe ky hap për PDK-në është në vazhdën e reformave rrënjësore që Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave evropiane në Kosovë dhe Rajon. Anëtarësimi i PDK-së në LIBSEEN ka ardhur si rezultat i vendimmarrjes së Këshillit Drejtues ku është vendosur që PDK të anëtarësohet në të gjitha organizatat e partive liberale”, kishte njoftuar PDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …