leoni

Për të 18-tin vit më radhë qytetarët e fshatit Dejnë dhurojnë gjak

Në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë të komunës së Rahovecit, qytetarët e këtij fshati për të 18-tin vit më radhë kanë dhuruar gjak. Të pranishëm në dhurimin e gjakut ishin Fatmir Iska, nënkryetar i komunës së Rahovecit, Samir Mustafa drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, banor të fshatrave për rreth fshatit Dejnë të cilët kishin ardhur për të dhuruar gjak si dhe stafi i QKUK – Transfuzioni i Gjakut. Samir Mustafa, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i cili është edhe njëri nga dhuruesit e gjakut u shpreh se tashmë është bërë traditë dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë nga qytetarët e fshatit Dejnë. “Si drejtor i drejtorisë për Shëndetësi, mora pjesë në këtë aksion për të dhuruar gjak për të gjithë ata që kanë nevojë. Është kënaqësi dhe ndjenjë e mirë që të dhurohet gjak, për të shpëtuar një jetë”, ka thënë ndër të tjera drejtori Mustafa. Kurse Muharrem Morina, kryetar i këshillit të fshatit Dejnë ka thënë se edhe sot pas 18 viteve, banorët e fshatit Dejnë po e tregojnë kulturën dhe humanizmin njerëzor duke dhuruar gjak nga zemra e tyre për të shpëtuar jetë. Një falënderim i veçantë duhet bërë edhe Mërgimtarëve tanë të cilët po solidarizohen më banorët e fshatit duke i vazhduar pushimet edhe këtë ditë vetëm e vetëm që të dhurojnë gjak që të kontribuojnë në të mirë të komunitetit si dhe mbarë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …