Për të tretën ditë me radhë puntorët e MKRS-së dhe të Ministrisë se Bujqësisë protestojnë kundër zhvendosjes se ministive

Për të tretën ditë me radhë puntorët e MKRS-së dhe të MBPZhR-së protestojnë kundër zhvendosjes se ministive

Para objektit të MKRS-së, ka filluar përsëri protesta e punëtorëve të kësaj ministrie e të Bujqësisë, për të shprehur pakënaqësitë e tyre me zhvendosjen e objekteve. Kujtojmë se brenda vitit të ardhshëm pritet që presidenca të kalojë në hapësirat e objektit ku gjenden Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Kulturës. Nga Ministria e Administratës Publike thonë se kur të lirohet ndërtesa, ky dikaster do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për meremetimin, i cili konsiderohet se do të zgjasë rreth 12 muaj. E punëtorët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së kanë thënë se nuk e kanë ndërmend që të lëvizin nga objekti. Sot gjatë ditës, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi, ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit për zhvendosjen e zyrtarëve të MKRS-së dhe MBPZHR-së nga objekti i tyre pa u siguruar fillimisht një objekt tjetër në pronësi të Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …