Përfaqësuesi i Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Robert Wood, reagoi kundër akuzave të diplomatit rusi, Vitali Nebenzia

Përfaqësuesi i Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Robert Wud, reagoi ndaj akuzave të diplomatit rusi, Vitali Nebenzia, i cili u shpreh kundër  NATO-s për operacionin “Allied Forces” të vitit 1999, në Kosovë. Robert Vud, operacionin e arsyetoi të  domosdoshëm dhe legjitim për tërheqjen e forcave serbe të Millosheviqit nga Kosova dhe për të parandaluar spastrimin etnik. Në këtë kontekst, z. Wud i kërkoi kolegut rus që të mos përpiqet ta  ndryshojë historinë. Federata Ruse është thjeshtë e hidhëruar meqë Këshilli e pa se po mundoheni ta kidnaponi këtë organ, të propagandoni  një version të ndryshuar të historisë. E këshilloj kolegun tim rus se duhet t’ i tejkalojë  këto gjëra,  deklaroi zëvendës-përfaqësuesi i Përhershëm i Amerikës  në OKB Robert Wood. Ky reagim vjen pas kërkesës së Rusisë për një seancë lidhur me sulmet e NATO-s ndaj Serbisë, kërkesë që ishte refuzuar dy herë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …