Trust

Përfaqësuesit e Qeverisë, BQK-së dhe të Trustit takohen sot për të diskutuar zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen

Pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Hoti, bashkë me ministren e Financave, sot do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të Trustit për të biseduar rreth zbatimit të projektligjit. Për këtë takim ka njoftuar zyra e kryeministrit. “Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …