Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

Përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore u pritën në Departamentin Amerikan të Shtetit

Përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore u pritën në Departamentin Amerikan të Shtetit. Gjatë qëndrimit të tyre në Amerikë ata kërkuan që çështja shqiptare e kësaj treve të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha me këtë rast  se kanë marrë zotim nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që ai do t’i sugjerojë kolegut të tij evropian Miroslav Lajçak një takim me përfaqësuesit shqiptarë. Ata gjatë takimit me z. Escobar e përsëritën qëndrimin e tyre se është e papranueshme që zyrtarët e BE-së të takohen me liderët serbë të veriut të Kosovës që janë në listën e zezë amerikane, ndërkohë që mohohet çfarëdo takimi me përfaqësuesit shqiptarë. Nëse dëshirohet qetësi në Ballkanin Perëndimor dhe nëse dëshirohet normalizim i raporteve Kosovë-Serbi, veç çështjeve problematike mes dy shteteve, çështja e shqiptarëve të kësaj treve të mbetur nën Serbi  është një çështje që mund të prodhojë tensione dhe ne e shohim zgjidhjen duke respektuar parimin e reciprocitetit në të drejta, respektivisht duke ndërtuar standarde të njëjta të trajtimit të pakicave që do të vlenin në të dyja shtetet. Nuk do të ketë normalizim qenësor të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, nëse Serbia vazhdon me trajtimin e këtillë të shqiptarëve të kësaj ane  me metoda të një diskriminimi perfid e i cili po shkon deri në skajshmëri duke e zbrazur trevën  nga rinia shqiptare, ka saktësuar Shaip Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti, përkrah Taravarin e “taravolët” që janë radhitur me VMRO-në nacionaliste, në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i  dërgon përkrahje Taravarit e taravolëve që janë  radhitur me …