Përfundoi Festivali Folklorik ,,ODA E LLAPUSHËS”

Në natën finale të Festivalit Folklorik ,, ODA E LLAPUSHËS”,  në garën konkurruese u paraqitën shumë: Grupe artistike, shoqëri kulturo-artistike, duet rapsodësh, solist nga mbarë gjeografia shqiptare dhe mërgata shqiptare në botë.

Juria në përbërje të:

Prof.dr.Zymer Neziri-Kryetar

Prof.dr. Adem Zejnullahu-anëtarë

Muzikulogu, Isterf Dobi-anëtarë

Edicioni i katërt,(IV) i Festivalit Folklorik ,,Oda e Llapushës”, sipas vlerësimit të jurisë, prezantoi vlerat e mirëfillta nga mbarë krahinat e trojeve  shqiptare si: Në veshje, lojëra instrumentale dhe këngë burimore të traditës. Kurse, organizatori i festivalit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,(DKRS) e komunës së Malishevës,  Këshilli Artisitk, Kuvendi Komunës dhe Kryetari Begaj ju uruan më të mirëve suksese, festivali u mbështet edhe nga mërgata, kurse emetimin e drejtpërdrejt dy ditorë e ndihmoi kompania,, Broadcast’ nga Malisheva. Para ndarjes së çmimeve, për krijimtarinë e këngës burimore-folklorike,ruajtjen dhe zhvillimin e tyre nëpër kohë e breza, Drejtoria për kulturë, Rini dhe Sport, nderoi me mirënjohje, rapsodët: Osman Sefë Gashin dhe Muhamet Bashotën,(Pas vdekjes). Me mbarim të garës konkurruese, nga vlerësimi i jurisë u  përzgjodhën më të suksesshmit.

Çmimin e parë të Festivalit, sipas jurisë  e fitoi, Ansambli ,, Shkupi”, nga Shkupi

Çmimi i dytë ,,Visaret e Krrabës”, nga Tirana

Çmimi i tretë  Ansambli ,, Zëri i Kosovës”, nga Fushë Kosova.

Çmimi grupi më i kompletuar, SHKA ,, Romaja”

Çmimi ,,Veterani i festivalit”, Ali Krasniqi

Çmimi i,, Diasporës” , Emin Raci

Çmimi i,, publikut”, Valentin Lacit

Çmimi i ,,Karrierës”, Naim Krasniqi dhe

Çmimi i ,,Debutantit” vëllezërve, Rilind dhe Atdhetar Bajraj.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …