leoni

Përfundoi mbledhja e KPF-së në Rahovec, e dhjeta për këtë vit  

Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit të komunës së Rahovecit Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u proceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i Raportit Financiar janar – shtator 2023;

  3. Shqyrtimi vendimit për Draft – planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) 2023 – 2031;

  4. Shqyrtimi i propozimi-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-00239-0, në zonën kadastrale Bërnjak;

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-00236-0, në zonën kadastrale Bërnjak

Në mbledhjen e sotme ishte një pikë shtesë, e njëjta u votua unanimisht për t’u proceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:

  1. 1. Vendim për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.29/23 i datës 28.02.2023 për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër.

Propozimi i anëtares së kuvendit, Shqipe Kryeziu: Propozim vendim për organizimin e mësimit joformal në institucionin e arsimit dhe aftësimit profesional në shkollën Selajdin Mullabazi-Mici, u votua me shumicë votash.

May be an image of 7 people, people studying and office

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …