Ambasadori i BE-së në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Tomáš Szunyog vizitoi Ferizajn

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me nënkryetarin Lulzim Aliu, drejtorin e arsimit, Afrim Llabjani, Selim Marevci nga Kabineti i Kryetarit dhe këshilltarët Jeton Rexha e Agron Ajazi, pritën në vizitë Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Tomáš Szunyog me bashkëpunëtorë, ku u diskutuan tema të ndryshme të jetës ekonomike, sociale e politike të vendit, nismat ligjore, barazinë gjinore, bashkëpunimin e dy niveleve të qeverisjes, e ku gjithashtu kryetari Aliu shprehu falënderimin e tij për mbështetjen që ka dhënë e vazhdon të jap Zyra e BE-së në Kosovë në financimin e projekteve të ndryshme në infrastrukturën arsimore, masat për efiçiencën e energjisë, trajnime të specializuara për të rinjtë e të tjera nisma të mbështetura nga zyra e BE-së në Kosovë. Vizitën e tij, Ambasadori Tomáš Szunyog e vijoi edhe me vizitën e muraleve të ndryshme të punuara nga Mural Fest Kosova, ku takoi edhe kreun e Festivalit të Muraleve në Ferizaj, më pas në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” ku pa nga afër investimin e bërë e të mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë për instalimin e paneleve diellore/fotovoltaike për të vijuar takimin me  klubin e ekologëve “Green Club” të kësaj shkolle, me ç’rast u mbollën edhe disa drunj në oborrin e kësaj shkollë, për të mbyllur vizitën me vizitë fenomenit të bifurkacionit të lumit Neredime e Mullirit të Nikës – restaurimi i së cilës është financuar nga zyra e BE-së në Kosovë.

May be an image of 5 people, television, suit, the Oval Office, newsroom and office

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …