Përfunduan bisedimet e sotme Ukrainë-Rusi, ndërsa radhët e takimeve të zhvillohen në ditët e ardhme

Përfunduan bisedimet e sotme Ukrainë-Rusi, ndërsa radhët e takimeve të zhvillohen në ditët e ardhme

Delegacionet  e Ukrainës dhe ata të Rusisë përfunduan takimet e zhvilluara në Bjellorusi,  ku kanë diskutuar për arritjen e paqes, pas sulmit rus në Ukrainë. Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime para rundit të dytë të takimeve që do të mbahet në ditët në vijim, ka raportuar agjencia e lajmeve Rojters. Pritjet për zgjidhje paqësore nuk kanë qenë të larta. Ukraina ka thënë se dëshiron armëpushim dhe tërheqje të ushtrisë ruse, derisa Kremlini ka thënë se nuk do ta bëjë publik qëndrimin e tij. Mihailo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi ka thënë pas takimet se negociatat janë të vështira, por pa ndonjë ultimatum detyrues. “Fatkeqësisht, pala ruse është ende tejet e njëanshme sa i përket procesit shkatërrues që ka nisur, ka saktësuar kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij. Negociatorët rusë kanë përmendur arritjen e një marrëveshjeje që është në interesin e të dyja palëve.  (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …